Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme, 11 nëntor, në Bulqizë.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjerën në afërsi të mbikalimit.
Si pasojë ka ndërruar jetë Esmeral Nika 25-vjeç, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
