Drejtuesi i një automjeti ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar, i cili po lëvizte me një motoçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Lezhën me Rrilën, në vendin e quajtur e Ishull Lezhë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.