Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, mbi rrethrrotullimin tek Fakulteti Ekonomik.
Burime nga vendi i ngjarjes shtojnë se janë përplasur dy makina dhe mësohet se një person është i plagosur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga blutë e Tiranës.