Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Peqin ku ka humbur jetën një 43-vjeçare, pasagjere në njërin prej mjeteve.
Mësohet se një mjet tip Skoda është përplasur me një tjetër mjet e më pas dhe mjeti Benz me drejtues një shtetas maqedonas. Ndërkohë janë plagosur dhe tre drejtuesit e mjeteve.
NJOFTIMI I PLOTE
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.