Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Peqin, ku dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit një 49-vjeçar i identifikuar si Ilirian Shabani, ka ndërruar jetë dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë.
Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, por dyshohet se përplasja fatale ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonin dy drejtuesit e motorëve.
