Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti pasditen e të dielës. Në aksin rrugor Levan-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një makinë tip Ford Focus ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Për rrjedhojë janë transportuar të plagosurit drejt spitalit, njëri prej të cilëve bëhet e ditur se është në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje.
