Një 27-vjeçar është përplasur nga një makinë në orët e para të mëngjesit teksa ishte duke lëvizur me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.30 në Ishull Lezhë, ku Y.M, 27 vjeç nga Lezha është përplasur nga një mjet. Ai është dërguar në spital nën kujdesin mjekësor.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa nuk ka informacion për drejtuesin e mjetit.
INFORMACIONI I POLICISE
Rreth orës 08:30, në Ishull Lezhë, ka ndodhur një aksident ku është aksidentuar nga një mjet shtetasi Y.M.vjeç 27, banues në Lezhë i cili po lëvizte me biçikletë.
Për pasojë është lënduar drejtuesi i biçikletës i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
