Policia e Shkodrës ka vënë në pranga drejtuesin e motoçikletës që u përplas të premten me një mjet bujqësor në Vaun e Dejës, e ku për pasojë humbi jetën drejtuesi i zetorit.
I arrestuari është 37-vjeçari Artur Lulaj, banues në Balldre.
Ai akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.