Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Aksidenti në Bullgari, flasin familjarët e një prej të mbijetuarve: Arriti t’i shpëtojë 6 persona të tjerë, por jo djalin e tij

21:18 / November 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksidenti Bullgari 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Orhan Aliti ishte njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik me 46 të vdekur në Bullgari.

Ai kishte arritur të thyente xhamin e pasmë të autobusit të shpëtonte 6 persona të tjerë që ndodheshin në mjet dhe të kërcente në rrugë. Por Orhani për fat të keq nuk arriti të shpëtojë djalin e tij 23-vjeçar.

Samet Aliti, xhaxhai i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregon për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksidentin tragjik.

“Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është babai i Visarit që nuk i mbijetoi aksidentit. Në ora 1:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Belgjikë, pasi punojnë në atë vend. Ka lajmëruar se autobusi ka marrë flakë ndërsa vet me një vështirësi shumë të madhe ka mundur t’i thyejë dritaret e prapme të autobusit dhe të dalë nga aty”, tha ai.

“Ka qenë rrëmujë afër tij. Kur ka rënë në tokë, siç i ka treguar të shoqes, ka thyer njërën këmbë dhe një unazë të shpinës. Në atë moment i ka bërtit djalit Visarit ‘kërce Visar, kërce’. Dhe nga ai moment djali nuk i është lajmëruar. Ai thotë se telefoni i Visarit i ka rënë”.

Samet Aliti thotë se pas kërcimit nga autobusi Orhani për pak ka qenë duke u aksidentuar nga një tjetër veturë, por është shmangur disi. Orhan Aliti tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me vetëdije të plotë.

Megjithatë xhaxhai i tij thotë se ende nuk i kanë treguar që djali i tij Visari është në mesin e viktimave. “I janë shmangur disi, duke i thënë policia është duke u marrë me këtë punë”, rrëfen më tej xhaxhai i Orhan Alitit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.