Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Aksidenti tragjik me tre të vdekur në Kosovë, kryeministri Kurti thirrje drejtuesve të mjeteve

11:30 / January 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1029
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në komunikacionin rrugor, pasi tre persona humbën jetën në një aksident trafiku në Skenderaj.

Sipas Policisë së Kosovës, më 26 janar në fshatin Çubrel të Skenderajt, dy vetura u përfshin në një aksident trafiku. Një nga to ishte veturë zyrtare e Policisë.
“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civilë, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”, u tha në njoftimin e Policisë.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se në aksident kanë humbur jetën anëtarë të familjes Gashi nga Peja. “Kjo është një humbje e madhe për qytetin tonë dhe një moment pikëllimi të thellë për të gjithë ne”, tha ai.
Lidhur me aksidentin me fatalitet ka reaguar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. Ai ka thënë se është i tronditur nga kjo ngjarje dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Të lënduarve të tjerë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar në Facebook Konjufca.
Policia tha se në vendngjarje kanë dalë autoritetet kompetente për të hetuar shkakun e aksidentit, ndërkaq Kurti tha se shpejt do të ketë “një pasqyrë edhe më të plotë” për këtë rast.
Për shkak të përfshirjes së zyrtarëve policorë në këtë aksident, Inspektorati Policor i Kosovës po ashtu është përfshirë në hetimin e këtij rasti./ REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Preferohet presioni ekonomik ndaj Iranit

16:03 / August 10, 2026

Eklipsi total diellor i 12 gushtit/ Spektakël i rrallë në qiell, ja zonat e Evropës ku do të shihet

10:21 / August 10, 2026

Thatësira godet Evropën, kriza e energjisë thellohet

10:03 / August 10, 2026

Tajfuni godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion banorë

10:01 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.