Policia bën të ditur se është vënë në pranga drejtuesi i njërit prej mjeteve që shkaktoi aksidentin e djeshëm me një të vdekur dhe katër të plagosur në Leshnicë të Korçës.
Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i Daniel Hykës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Golf” dhe një “Benz”, ku nga përplasja e fortë, kjo e fundit ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar e përmbysur. Viktimë mbeti drejtuesi i makinës “Golf”, Agron Qamo, 53 vjeç, baba i dy fëmijëve.
Ndërsa drejtuesi i makinës tjetër, Daniel Hyka, 32 vjeç, banues në fshatin Petrushe të Pogradecit, ka mbetur i plagosur. Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur dhe bashkëshortja e 53- vjeçarit që humbi jetën, Fiqirete Qamo, dhe dy fëmijë të mitur, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por, e rëndë paraqitet situata dhe për 44- vjeçaren Fiqerete Qamo.
Lexo edhe- Aksident tragjik/ Humb jetën një person, plagosen 4 të tjerë
