Zbardhen emrat e 16 të arrestuarve nga aksioni anti-drogë i forcave RENEA dhe FNSH në Krujë.
Kështu, në pranga kanë rënë shtetasit Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu, Erjon Deliu, Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.
Aksioni është ndjekur në terren dhe nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili në fund ka zhvilluar një takim të shkurtër me efektivët, që morën pjesë në operacion.
Veliu ka falënderuar të gjitha forcat policore që morën pjesë në aksion, me dronë, snajpera e kallashnikovë, duke shkatërruar sera, magazina dhe një laborator kanabisi.
