Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aksioni i RENEA-s në Vlorë/ Zbardhet emri i një prej personave të arrestuar, vëllai i të fortit të Selenicës!

23:11 / September 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia vlore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksionin e RENEA-s në Vlorë. Mësohet se një prej personave të arrestuar është Santiljano Basho, është vëllai i një prej të fortëve të Selenicës, Tesi Basho.

Si u ra në gjurmë të tij? Mësohet se Santilno Basho është identifikuar nga policia e Vlorës, por vendndodhjen e tij e kanë zbuluar disa efektivë civilë.

Ata kanë qëndruar pranë tij teksa kanë ndërhyrë për ta neutralizuar. Burimet e policisë konfirmojnë se ai i ka kundërshtuar fizikisht. Ndërkohë është gjetur një çantë me sasi parash dhe dy pistoleta.

Personi i cili u arrestua sot në kuadër të një operacioni “blic” në Vlorë  ka qenë i dënuar në 2019 për ‘shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie’.

Po kush është Tesi Basho, vëllai i Santilno Bashos?

Tesi Basho është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që “shkundi” Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019.

RENEA santiljano basho Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.