Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Aktet e dhunës dhe gjoba e UEFA-s për Kombëtaren, FSHF përjashton nga stadiumet shqiptare pesë tifozë

23:12 / September 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stadium 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flakadanët e hedhur në stadiumin “Air Albania” dhe dhuna në ndeshjen e Kombëtares, fituar 2-0 kundër Polonisë më 10 shtator në “Air Albania”, i ka kushtuar shumë pesë tifozëve kuqezi. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka përjashtuar për një afat të pacaktuar nga stadiumet shqiptare tifozët: Gerti Lleshi, Rinor Grajveci, Edmond Hyseni, Almir Dubovci  dhe Berat Maloku.

Veç sendeve të hedhura në fushë dhe ndalimit të lojës, edhe në fund të ndeshjes për kualifikueset e Euro 2024 pati përleshje mes tifozëve jashtë stadiumit. Një kopje e këtij vendimi do i kalojë edhe policisë.

Kujtojmë se UEFA gjobiti FSHF-në me 44 mijë euro gjobë për këto incidente, ndërsa 12 tifozë shqiptarë dhe polakë u shoqëruan nga policia.

“Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri – Poloni të zhvilluar më datë 10.09.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 66 të statutit të FSHF , Nenit 59 e vijues të KDE, VENDOSI:

1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm: – Gerti Lleshi – Rinor Grajveci – Edmond Hyseni – Almir Dubovci – Berat Maloku

2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

3. Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit”, njofton FSHF.

FSHF perjashtim tifoze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin

22:40 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.