Dhjetë vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Fushë krujë në afërsi të Urës së Gjoles.
Mësohet se zjarri në këtë zonë ka djegur një sipërfaqe me bimësi në afërsi të hekurudhës Vorë- Shkodër.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Krujës dhe të Vorës që po luftojnë me flakët.
