Visjan Ukcenaj, aktori i njohur i humorit ka si pasion të tijin dhe muzikën, me disa projekte muzikore të publikuara. E fundit nga Visi është ajo “S’ka si ti”, kushtuar të birit Divin i publikuar në mars të 2019. Në muzikë ai ka emrin Vukman.
Por së fundmi në rrjetet sociale aktori ka bërë të ditur se është gati projekti i radhës. “Së shpejti me një klip të ri për këngën më të re. Vukman po rikthehet. Kësaj radhe, pak ritëm, pak club, pak kërcim. Tjetër botë”, ka shkruar Visjani në postimin e tij ku duket se është duke shijuar pamjen që i ofrohet.
