Aktorja e filmit ”Sirena e Vogël”, Halle Bailey ka postuar së fundmi në rrjetet sociale foto ku shihet e veshur me rroba të gjera.
Nuk është vetëm kjo foto e fundit e aktores që ka marrë vëmendjen e fansave, por edhe foto të tjera të siguruara nga paparacët që kanë shtuar dyshimet tek fansat.
Aktorja dhe muzikanti, Darryl Dwayne kanë qenë së bashku për rreth një vit e gjysmë. Në Mars të këtij viti dyshja konfirmuan lidhjen e tyre kur artisti e uroi me fjalë të ndjera me rastin e ditëlindjes së aktores.
