Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Aktorja shqiptare flet për lidhjen e re me futbollistin afrikan: Më vjen keq për njerëzit që e paragjykojnë

12:28 / October 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
adri4 1 780x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Adriana Matoshi ka nisur një histori dashurie me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja e njohur u kap mat nga paparazzi i “Prive” teksa shëtiste në natyrë me 21-vjeçarin.

Gjatë intervistës ajo u shpreh se ndihet shumë mirë në krah të futbollistit dhe se janë dashuruar “në shpirtrat e njëri-tjetrit”.
“Jemi shumë mirë krah njëri-tjetrit. Nuk jemi njohur më përpara, ai nuk e dinte që unë isha aktore dhe as unë se dija që Keith ishte futbollist. Jemi dashuruar në shpirtrat e njëri-tjetrit,”- tha Adriana Matoshi.

Ndërsa futbollisti rrëfeu momentin kur hëngrën darkë bashkë për herë të parë. “Është e sjellshme. Herën e parë që hëngrëm darkë së bashku folëm për shumë gjëra, për jetën e saj, jetën time, planet e së ardhmes, për synimet tona. Dhe pas asaj nate ajo më “kapi”,”– u shpreh ai.

Ndërsa për sa i përket paragjykimeve se është në një lidhje me një njeri me ngjyrë, aktorja theksoi se nuk i interesojnë, madje “i vjen keq për njerëzit që mendojnë në këtë mënyrë”.

Gjithashtu ajo rrëfeu se familja e saj e ka pranuar futbollistin.

“Njerëzit gjithmonë paragjykojnë, por nuk më bëjnë përshtyje. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se Adriana është me një njeri me ngjyrë. Por për jetën time personale, mua mund të më gjykojë veç Zoti sepse asnjë njeri nuk i ka veshur këpucët e mia dhe të ecë nëpër rrugë që kam kaluar unë dhe sesi jam ndier. Përsa kohë ndihem mirë në këtë lidhje me partnerin tim mendoj se nuk duhet ti interesojë njeri ose në vend që të thonë një fjalë të mirë, të thonë një fjalë të keqe. Pse?! Familja ime ndoshta nuk do më lejonte nëse do kisha lënduar dikë, por Keith është beqar dhe unë jam beqare. Nuk kam lënduar ndonjë zemër, thjesht jemi pëlqyer. Unë di të zgjedh për veten dhe të jetoj momentin,”- tregoi aktorja.

Aktorja është nënë e katër fëmijëve, por kjo gjë nuk i ka intersuar Keith Groeneveld. Ai tha se për të fakti që Adriana Matoshi kishte fëmijë nuk ishte problem sepse e do shumë atë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.