Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Aktorja zhvishet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, del hapur kundër kufizimeve Covid-19: Pa kulturë, s’ka të ardhme

17:47 / March 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aktorja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktorja Corinne Masiero është zhveshur mbrëmë në skenën e ceremonisë së çmimeve franceze të artit, duke ekspozuar audiencën ndaj tërbimit të saj për mbylljen e kinemave, teatrove dhe institucioneve të tjera kulturore nga qeveria.

Masiero ishte ftuar për të dhënë cmimin Cesar për kostumet më të mira, që janë çmimet më të larta artistike në Francë. 57-vjeçarja iu afrua podiumit e veshur me një kostum gomari, mbi një fustan të lyer me gjak. Pasi mori mikrofonin ajo tha me shaka se do të kishte dashur të vishte diçka më të bukur por nuk ishte “aq esenciale”, duke iu referuar termave qeveritare për aktivitetet që lejohen ose jo, gjatë kufizimeve të pandemisë.

Disa momente më vonë ajo heq edhe fustanin e saj teksa në trup kishte shkrua mesazhin “pa kulturë, nuk ka të ardhme” në gjoks, ndërsa në kurriz kishte një mesazh për kryeministrin francez Jean Castex: “Na kthe artin Jean”.

Shfaqja e saj mori duartrokitje nga audienca, edhe pse disa nga spektatorët dukeshin të habitur nga kthesa e ngjarjeve.

Megjithse Masiero ishte e vetmja që u zhvesh në skenë, edhe të tjerë shprehën tërbimin e tyre me mbylljet arbitrare të koronavirusit nga qeveria e Emmanuel Macron.

Teksa mori çmimin e tij të dramaturgjisë Stephane Demoustier shprehu zhgënjimin e tij që mund të dalim për të blerë rroba por nuk mund të shkojmë në kinema, me kufizimet që sipas tij ishin “të palogjikshme”.

Qeveria franceze ka zgjatur masat e ashpra kufizuese për të cilat kishte thënë se do të hiqeshin në fund të janarit. Javën e kaluar artistë protestues në Paris bllokuan teatrot kombëtare në protestën e tyre. Ministrja e kulturës Roselyne Bachelot bëri një vizitë me protestuesit duke u zotuar “të mbroj punësimin në sektorin e artit sa të mundem”.

L'art de contester #cesars2021 pic.twitter.com/KDA4ON4jkq

— Clémentine Autain (@Clem_Autain) March 13, 2021
  • 1 5
  • 2 3
  • 4 1

aktorja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026

Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

18:20 / September 7, 2026

Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

13:14 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.