Kryeministri Rama iu drejtua shqiptarëve me një mesazh në lidhje me akuzat e kryedemokratit Basha mbi fshehjen e viktimave COVID.
“Nuk mund të kthejmë në politikë numrin e të vdekurve dhe as lloj e soj inskenimesh me foto. Kjo nuk është politike, por nuk është njerëzore. Edhe në një luftë si kjo mund të ndaheshim për ekonominë, por jo me plane alternative 7*7. Por ne s’mund të jemi rasti unikal, ku qeveria lufton dhe opozita me presidentin bëjnë aleancë për të ushqyer frikën dhe ankthin, duke shpërndarë fotografi klandestine nga morgu i spitalit. Kjo është jo-njerëzore.”, tha Rama
