Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzat e PD për vjedhje të zgjedhjeve, Rama: Shohin zarfe e trena bullgarë nga të katërta anët, humbës kronikë

19:00 / May 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1748278079x26 maj ditari ora 1200 cln 0002 frame 67966 213
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga festa e fitores, Rama nuk ka lënë pa komentuar akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve përmes blerjes së votave, presionit ndaj administratës, apo skemave si “treni bullgar” në qarqe si Elbasani dhe Tirana. Rama tha se Partia Demokratike jeton në një univers paralel, ku sipas tij shohin vetëm zarfa që mësyjnë nga të katër anët dhe trena bullgar. Ai më tej i cilësoi rivalët e PS si humbës kronik që nuk mund ta pranojnë realitetin.

”Unë e kam parë këtë familje të madhe tonën në errësirë dhe në dritë, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë që edhe Shqipëria ka qenë mirë dhe kur kjo parti nuk ka qenë mirë as Shqipëria nuk ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS. Të tjerët nuk duan që ta pranojnë realitetin e fakteve dhe kjo i ka bërë ata humbës kronik.

Ata jetojnë në një univers paralel ku shumica e shqiptarëve janë të blerë dhe ndërkombëtarët janë të shitur, zgjedhjet i fitojnë ata dhe ne vetëm i vjedhim. Këto ditë universi i tyre është bërë zarfa që mësyjnë nga të katra anët, me vota të vjedhura, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e vendit për të shumëfishuar votat e regjimit dhe vargmale me kanabis, një gramë një votë, dhe dhjetëra deputet që kanë dal nga shpellat e krimit me mandate të grabitura”.

akuza PD Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.