Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Akuzat e PD, reagon kandidati i Berishës në Lushnje: S’jam dënuar në Angli!

13:43 / February 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 37
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i Komisionit të Rithemelimit në Lushnje Elton Bano ka reaguar pasi Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së verifikim të figurës së tij me pretendimin se ka fshehur një dënim në Britaninë e Madhe.

Ai shprehet se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar në asnjë shtet ku ka qëndruar ndërsa në Angli ka jetuar si emigrant me leje qëndrimi që i lejonte të vinte dhe shkonte nga Shqipëria deri në vitin 2010.

Deklarata e Elton Banos

Unë, Elton Bano kandidat I kualicionit ‘’Shtëpia e Lirisë’’ për bashkinë Lushnje dua fillimisht të falenderoj çdo bashkëqytetar lushnjar, çdo përkrahës, të rinj dhe të reja, burra dhe gra qe I jeni bashkuar fushatës time në mënyrën më profesionale të mundshme.

E ndjej që sot për herë të parë të reagoj për një shpifje dhe baltën që po mundohen të hedhin mbi mua për të disatën herë radhazi. Lushnja dhe bashkëqytetarët e mi më njohin dhe e dinë se mua nuk më përndjekë asnjë e shkuar e errët, e dinë se misioni politikë që kam ndermarrë në të vertetë është një mision për qytetin ku jam lindur dhe rritur, shkolloj fëmijët dhe bashkëjetoj më prindërit e mi tashmë në pension.

Pergjigja ime nuk i drejtohet as Gazrave të cilët vijnë ende aromë kimikatesh nga ato që sulmuan demokratët në 8 Janar e as personit që më pantallona të shkurtra në 20 Shkurt rrëzoi bustin e Enver Hoxhes. Une i drejtohem të gjithë qytetarëve të ndershëm lushnjar, prindërve dhe femijëve te mi.

  • Deklaroj se nuk kam qenë kurrë i dënuar për asnjë vepër penale në asnjë nga shtetet ku kam qëndruar ndryshe nga kandidatët e Bravës.
  • Deklaroj se në Angli kam jetuar si cdo emigrant i ketij vëndi dhe kam poseduar leje qëndrimi që më lëjonte të shkoja e të vija deri në vitin 2010.
  • Deklaroj se të gjitha portalet gjobvënëse në posedim të krimit, qeverisë apo Bravës do marrin pergjigjen e merituar në 6 Mars e do pergjigjen para ligjit.

Tentativa juaj e pashpresë për të përbaltur emrin tim do të shkërrmoqet ashtu si është shpërbërë kredibiliteti juaj tek qytetaret lushnjarë.

Ju bëj me dije dhe ju këshilloj që mijëra eurot të cilat i shpërdoroni duke krijuar filma mbi jetën time ti përdorni për kauza sociale e bamirësie.

Pavarsisht çdo tentative të bërë deri tani, pavarsisht dëshirës tuaj të dëshperuar për të penguar fushatën tonë model, të pastër, të ndershme duke trokitur derë më derë, dukë u ulur përkrahë qytetarëve të cilët nuk kanë nguruar të na shohin dritë shprese dhe ndryshimi, pavarsisht çdo gjëje të keqe që po planifikoni në dëshpërim e sipër nga humbja e thellë,une nuk mund të lejoj të luhet pisët me emrin tim nga disa të pafe që politikën nuk e shohin si dicka tjetër veçse zhvatje e popullit shqiptarë dhe perfitime personale.

Sulmi politik I sotëm për mua është një sulm personal që padyshim do ndiqet në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Përgjigjen sot po e jap për personin më të rëndesishëm në jetën time, që sot e kam larg vetes në vendin ku po kurohet që ju po prap nuk hezituat ta përdornit për shpifjet tuaja.

Zemra e babit, sa gjysmën e guximit dhe forcës tënde të kishin këta mjeranë Lushnja dhe Shqipëria nuk do ishin në këto kushte.

Rrofte demokraci!

Rrofte Shqiperia!

Rroftë Lushnja dhe lushnjarët!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.