Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Akuzat për korrupsion dhe dëshmi të rreme, merret vendimi për ish-kancelarin Sebastian Kurz

11:13 / November 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 21887ea83c9c337bff75b17e1286ab4e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz ka humbur imunitetin parlamentar dhe mund të hetohet lidhur me akuzat për korrupsion.

Këshilli kombëtar, Parlamenti në Vjenë, votoi për heqjen e imunitetit politikanit konservator 35-vjeçar. Kurz dhe partia e tij ÖVP e mbështetën këtë hap, për të mundësuar zbardhjen e shpejtë të akuzave.

Para taksash për modifikimin e sondazheve

Prokuroria e krimit ekonomik dhe korrupsionit po heton ndaj Kurz dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë politik për shkak të dyshimeve për abuzim. Përmes sondazheve të modifikuara me para taksash mendohet të jetë ndihmuar ngjitja e tij në karrierë si kryetar i ÖVP-së dhe kancelar. Përveç kësaj ndaj Kurz janë bërë denoncime për dëshmi të reme në komisionin hetimor parlamentar, që hulumtonte çështjen e korrupsionit në qarqet e ÖVP-së dhe partisë së djathtë FPÖ. Kurz i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza.

Më 6 tetor pati kontrolle ndër të tjera në kancelari, në selinë e ÖVP-së dhe në Ministrinë e Financave. Kurz fillimisht ngurroi të japë dorëheqjen. Por kërcënimi për mocion votëbesimi nga partia ekologjiste dhe opozita në parlament e nxitën atë pak ditë më pas të deklarojë dorëheqjen si kancelar. Ai qendroi kryetar i ÖVP-së duke kaluar në pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar.

Mandati i parë i humbur për shkak të skandalit Ibica

Kurz ka pasur një karrierë të rrufeshme: Në moshën 27 vjeçare ai u bë ministër i Jashtëm, me 31 vjeç kancelar. Mandatin e parë si kancelar ai e humbi duke iu dashur të japë dorëheqjen më 2019, kur u ngritën akuza për korrupsion ndaj partisë në koalicionin qeverisës FPÖ. Në valën e zbardhjes së të ashtuquajturit skandali Ibica hetuesit verifikuan edhe chats nga qarqet e ÖVP-së, gjë që çoi në rrëzimin e kancelarit Kurz. DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U bllokuan në një ndërtesë 5-katëshe pas tërmetit në Kolumbi, shpëtohen nëna dhe foshnja e saj

10:31 / August 11, 2026

Ministri i Jashtëm i Serbisë Gjuric i përgjigjet Ramës për Kosovën dhe Ibërin: “Le ta lëmë pas diplomacinë përmes altoparlantëve”

10:29 / August 11, 2026

Trump del në mbështetje të Infantinos: “Largimi i tij do të ishte një gabim i tmerrshëm”

09:49 / August 11, 2026

Cilat vende kanë shoferët më agresivë? Italia kryeson listën

18:42 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.