Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Akuzë e rëndë nga Ramush Haradinaj: Kosovën e mbrojta jo nga të huajt, por nga vëllai shqiptar Edi Rama!

22:17 / August 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaharadinaj31
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama e akuzoi se po ruante Kosovën nga BE, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për këtë çështje duke theksuar se në të vërtetë e mbrojti vendin nga plane për luftëra të reja që synoheshin sipas tij nga Rama.

Në një intervistë për rrjetin shtetëror RTK, kreu i AAK-së tha se bisedë të pakëndshme dy vjet më parë në Berlin ka pasur me Ramën, por jo me liderët e tjerët evropianë.

Ai tha se në Berlin nuk i mbrojti tokat e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkeli dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.

Reagimi erdhi pasi dje, Rama tha se lideri kosovar iu kundërvu krerëve të vendeve të BE, duke humbur shansin që të hiqen vizat.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që ai thotë janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës, për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që një ide mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na çonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka mbështetur iniciativën për një Ballkan të hapur, por vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën, për çka i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe atyre të rajonit që presionin që Kosova që të jetë pjesë e saj, ta drejtojnë nga Serbia dhe jo nga Kosova.

Çfarë tha Rama për Haradinaj:

Po a mund ta fitojë Kosova paqen përfundimtare dhe a mund të prosperojë kombi shqiptar, duke u ftohur e siç i themi ne, duke “i treguar babait arat”, kur flet me Amerikën, Gjermaninë, Francën a me vetë Bashkimin Europian?

E bëj këtë pyetje, sepse e kam jetuar në vetë të parë “tregimin e arave”, deri në pikën që një lider kosovar i’a futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta!” dhe mu aty e humbi rastin historik t’ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike”.

akuze haradinaj Rama vellai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.