Tre persona janë arrestuar nga policia për veprën peale kundër procesit zgjedhor, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Edhe pse nuk dihen saktësisht se çfarë ka ndodhur nga policia, mësohet se ata janë ndaluar “bazuar në prova”.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në prova, për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale.
Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
