Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzohet për korrupsion, gjykata lë pas hekurave kryeprokurorin e Kukësit, arrest me burg dhe për shoferin

10:00 / July 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karriqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg drejtuesit e prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi i akuzuar për korrupsion. Po ashtu gjykata vendosur edhe për shoferin e tij Isuf Gega masën e sigurisë “arrest me burg”.

Prokurori Kariqi dhe shoferi i tij Isuf Gega u arrestuan më 30 qershor në Kavajë.

Kariqi ka qenë në përgjim dhe vëzhgim dhe është filmuar duke marrë paratë në tavolinë nga vëllai i personi që kishte nën hetim për mbajtje droge. Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë. Prokurorët e SPAK kanë dyshime se ka marrë dhe para të tjera nga ky person.

Dyshimet e para janë se prokurori është përfshirë në korrupsion dhe bashkë me të është arrestuar dhe shoferi i tij. Ndaj prokurorit është urdhëruar edhe kontroll banese.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal nr.49/1 viti 2021 që bën fjalë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 319 e 25 dhe 319/ç të Kodit Penal.

Kariqi akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Ndërsa Isuf Gega akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

korrupsion kryeprokurorin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026

Ministri Nufi: Shqipëria drejt një faze të re në NATO, rriten investimet në mbrojtje dhe modernizimin e ushtrisë

14:15 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.