Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Akuzon Noizy-n për kopjim, Fero: Që tani e tutje, kur të përdor ndonjë fjalë të re do ju lajmëroj

16:40 / June 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fero 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reperi Fero është tepër i njohur për tipin rebel dhe shpërthimet në videot që publikon në rrjetet e tij sociale herë pas here.

Dy ditë më pare ai publikoi disa video teksa akuzonte konkurentët që i kanë vjedhur shprehitë dhe fjalët që ai përdor në tekste, e përditshmëri. Reperi pretendonte se fjala “adrenalinë” është përdorur fillimisht nga ai, madje e ka përdorur edhe si titull në albumin e realizuar prej tij.

“Që tani e tutje, kur të përdor ndonjë fjalë të re do ju lajmëroj që kjo është fjala ime e re dhe nuk do e përdorni… Po hajt meqë jeni djemtë e mi nuk po jua quaj si ndonjë gjë të madhe.”- ishin fjalët e reperit kosovar.

Këtë akuzë mendohet ta ketë me reperin Noizy, pasi ky i fundit ka publikuar para pak ditësh këngën e titulluar “Adrenalina” në bashkëpunim me reperin Mato Lale.

22 vjeçarit nuk i doli inati me aq. Ai ka publikuar disa video të tjera në Instastory, ku hedh fjalë “me kunja” dhe mendohet t’i adresohet përsëri Noizyt.

“E tash jo adrenalina, jo një fjalë tjetër, hajde tash kush e di fjalën “go kart”? Çka i bie fjala “go kart”? Kush e din i jap paret.”- janë fjalët e reperit në videot e publikuara.

Sipas Feros, Noizy ia ka kopjuar atij fjalën “adrenalinë” dhe fton të gjithë ata që do e njohin fjalën e përmendur nga 22-vjeçari në video, do kenë një shpërblim nga ai në para.

Deri tani nuk kemi asnjë reagim nga Noizy në lidhje me këto video. Fero bëhet shpesh pjesë e lajmeve jo vetëm për diss-et apo sherret e shumta, por edhe për romancën e tij me modelen Arbenita Ismajli.

Çifti nuk i kursen pozat së bashku duke publikuar shpesh foto në rrjetet sociale.

noizy tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.