Shumë përdorues kanë raportuar llogari të hakuara në “Facebook” pasi mesazhe të çuditshme iu dërguan nga profilet e tyre miqve të tyre.
Nga sa raportohet, hakimi shkakton mesazhe me lidhje të paverifikuara. Mesazhet u dërgohen shumë njerëzve në listën e miqve të ‘viktimës’.
Nuk dihet se çfarë ndodh nëse dikush klikon në lidhje, por është e mundur që duke vepruar kështu mund të infektojë pajisjen e dikujt me malware ose një virus tjetër.
“Mesa duket ‘Facebook’-u im është hakuar”, shkroi një përdorues në Twitter. “Të gjithë në mesazherin tim morën një mesazh nga unë duke thënë: ‘Të pashë në një video’. Mos e hap, do të hakerohesh. Thjesht mendova se do t’i paralajmëroja njerëzit”.
Një tjetër përdorues shkroi një paralajmërim të ngjashëm: “Mos iu përgjigjni asnjë mesazhi në messenger ose ndonjë postimi në Facebook”.
