Në skuadrën e Milanit, duket se i gjithë ambienti është në alarm. Ndeshjet e fundit rezultatet nuk qenë ato të pritshmet, ndërkohë që objektivi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve është gjithnjë e më shumë në rrezik.
Edhe në ndeshjen e djeshme të kampionatit kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi ndaj Udinezes, teksa ishin të parat që kaluan në avantazh, por më pas u barazuan.
Si të mos mjaftonin pikët e lëna në këtë sfidë u dëmtuan dy titullarë të skuadrës. Fillimisht portieri Donaruma, ndërsa pas tij e pati të pamundur për të vazhduar më tej ndeshjen edhe Lukas Paketa.
Dy dëmtime që prishin ekuilibrat e ekipit, teksa përpara është ndeshja me Juventusin, në Torino. Duket e vështirë që Gatuzo të rikuperojë dy titullarët, teksa presioni është rritur ndeshje pas ndeshje dhe tashmë trajneri është vënë sërish në diskutim.
