TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

14:00 / August 12, 2022

SPAK nuk guxon të konfiskojë inceneratorët

13:50 / August 12, 2022

Reja: Po punohet mirë me moshat, Shqipëria ka elementë premtues

13:40 / August 12, 2022

Motrat e aktorit Florind Belliu, mbledhin mbi 50 mijë dollarë për 24 orë për dy fëmijët e mitur

13:33 / August 12, 2022

6 herë kokainë në kontinierët e “Alba exotic Fruits”, por SPAK-u shpall moskompetencë

13:24 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Albin Kurti pushime në resortin superluksoz në bregdetin grek

11:04 / July 13, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti prej më shumë se një javë ndodhet në Greqi. Shefi i Qeverisë ditët e fundit po qëndron në bregdetin e Lagonisit, 30 kilomentra në juglindje të Athinës. Kurti po merr pjesë në simpoziumin “Symi”, ku kishte qenë edhe vitin e kaluar. Edicioni i sivjetmë i simpoziumit, sikurse edhe vitin e kaluar, po mbahet në “Grand Resort Lagonissi”, një resort superluksoz, që e konsideron veten si “pragu i parajsës”. Ky vend konsiderohet si një nga hotelet lidere në mbarë globin.

“I zhytur në një gadishull privat prej 72 hektarësh në Rivierën Athinase me pamje mahnitëse të Gjirit Saronik, Grand Resort Lagonissi me 5 yje tejkalon të gjitha pritjet e një resorti veror luksoz”. Kështu përshkruhet ky hotel. 400 euro kushton dhoma më e lirë për një natë. Por, kjo vetëm për një person. Simpoziumi nisi të dielën dhe do të mbahet deri të enjten (14 korrik).

Atje Kurti ishte edhe vitin e kaluar. Mes kritikash të shumta, kryeministri kishte qëndruar në këtë vend ndërsa në Deçan ishte shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit të mbi 500 qytetarëve, ndërsa dy kishin vdekur. Qëndrimin e Kurtit “Grand Resort Lagonissi” vjet e kishte zbuluar ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një postim në Facebook.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku të martën ka ngritur dilema rreth qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti në Greqi. Ajo tha se në ngjarje si tryeza ndërkombëtare vjetore e revistës prestigjioze “The Economist” javën e kaluar, kryeministri rri “më së shumti 2 ditë”. “Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi? Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë”, shkroi ajo, duke shtuar se “Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi”.

“As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët. Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, shtoi Çitaku. Të martën e javës së kaluar, kryeministri Albin Kurti udhëtoi për në Greqi, për të marrë pjesë fillimisht në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë. Gjatë qëndrimit atje, ai zhvilloi takime me përfaqësues të ndryshëm.

Siç njoftonte Zyra e Kryeministrit, Tryeza e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë ishte arsyeja kryesore e vizitës. Kjo tryezë u organizua nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian. Pas kësaj ngjarjeje, Kurti po merr pjesë edhe në simpoziumin e 24-të “Symi”. Në margjinat e kësaj ngjarjeje, Kurti e takoi të martën emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. /Express/

Albin Kurti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

14:00 / August 12, 2022

SPAK nuk guxon të konfiskojë inceneratorët

13:50 / August 12, 2022

Motrat e aktorit Florind Belliu, mbledhin mbi 50 mijë dollarë për 24 orë për dy fëmijët e mitur

13:33 / August 12, 2022

Porti turistik i Durrësit, Meta akuzon Ramën: Fshihesh pas investitorëve me para të dyshimta

12:17 / August 12, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

14:00 / August 12, 2022

6 herë kokainë në kontinierët e “Alba exotic Fruits”, por SPAK-u shpall moskompetencë

13:24 / August 12, 2022

Zgjedhjet lokale, Berisha pyetet për Metën dhe për koalicionion me të: Do të kemi siglën tonë

12:56 / August 12, 2022

Berisha krah Metës për Referendumet, akuzon Ramën për çmimet: Po pasuron klientelën e tij

12:45 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

14:00 / August 12, 2022

SPAK nuk guxon të konfiskojë inceneratorët

13:50 / August 12, 2022

Reja: Po punohet mirë me moshat, Shqipëria ka elementë premtues

13:40 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.