Pas ndarjes nga J.Lo, Alex Rodriguez duket se është gati për një lidhje të re. Thuhet se A-Rod i ka dërguar mesazhe Kelly Bensimon, yllit të reality show-t “Real Housewife of New York”, duke i kërkuar të dalin bashkë.
“Ata kanë një marrëdhënie të lezetshme dhe flirte me mesazhe,” thotë një burim i brendshëm. “Alex i ka kërkuar asaj të dalin bashkë më shumë se një herë, megjithëse ajo nuk ka dalë në një takim me të.”
Një përfaqësues i Bensimon konfirmoi për Page Six se ajo dhe Rodriguez kanë qenë në kontakt.
“Kanë pasur një marrëdhënie argëtuese me mesazhe gjatë dy muajve të fundit,” thotë përfaqësuesi i Bensimon. “Ajo mendon se ai është simpatik dhe një zotëri i vërtetë.”
Benismon është një ndërmjetëse e pasurive të paluajtshme, ndërsa Rodriguez është një investitor i zjarrtë i pasurive të paluajtshme.
“Ata kanë miq të përbashkët dhe ajo ka folur me të për pasuri të paluajtshme”, -shtoi përfaqësuesi i Bensimon. Përfaqësuesi i A-Rod, ndërkohë, ishte shumë më i prerë në lidhje me këtë temë.
“Ajo kërkoi një mundësi për pasuri të paluajtshme dhe kaq. Nuk ka mesazhe flirtuese, nuk ka asgjë mes tyre. Shumë njerëz i drejtohen atij për qëllime biznesi.”
Bensimon ka shitur mbi 100 milionë dollarë pasuri të paluajtshme këtë vit. Ajo përfaqëson pronat në qytetin e Nju-Jorkut, Hamptons dhe Florida dhe gjithashtu është zgjeruar së fundmi në Evropë.
