“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ (Sezoni 4, Episodi 9)

Kur dy “Mbretërit” kryesorë sfidantë, e përfunduna deri në detajet më pak të rëndësishme, planin e tyre për tia marë Edi Ramës “Fronin e Shpatave” pa luftë, atëherë kuptuan se ajo ishte edhe më shumë se aq. Ajo ku do futeshin për 30 Qershorin, nuk ishte “Lufta e Madhe” por “Anti Lufta më e Madhe”. Ndaj pikërisht për këtë, ajo do të ishte edhe më e rënda, më e sofistikuara, më e shtrenjta, më impenjativja dhe më sfiduesja.
“AntiLufta” ishte një lloj i ri lufte. E pahasur kurrë më parë jo vetëm në historinë e “Botës shqiptare në Ballkan”, por edhe në të gjithë kontinentin, deri tek Murin i Lartë. Ajo ishte një shpikje tipike alla shqiptarçe. Një nga ato hiletë e mëdha e të përjetshme të njerëzve të vegjël e të varfër, tinzarë e hileqarë, arrogantë e injorantë, ambiciozë e tekanjozë, që ishin gati ti shpallnin luftë gjithë botës dhe ti vinin flakën gjithë njerëzimit, vetëm e vetëm që tu dilte e tyrja.
Ishte tipike pjesë e asaj kulture që në këto anë njihej nëpërmjet thënieve të filozofisë popullore: “E djeg jorganin për një plesht”. “Apo djeg pyllin, për të ndezur cigaren”. E deri tek ato të kohëve moderne të tipit “shkon me “Ferrari” për të blerë bukë në dyqanin e lagjes”, apo “shkon për të gjuajtur peshk, me aeroplanmbajtëse”. Me një fjalë, për hallin personal të “Mbretit” plak dhe të “Mbretit” të ri, ishin gati që ta çonin “Mbretërinë shqiptare të Perëndimit” në AntiLuftë.
“Nëse duhet të jesh lideri më i mirë, duhet të bësh sakrificën më të madhe”,- i ishte drejtuar Sali Berisha, Ilir Metës në momentin e fundit të mëdyshjes, përpara se të merte përsipër që të bënte gjithçka kërkohej prej tij, në përmbushje të misionit. “Të gjitha rrugët do të shpien patjetër diku. Aty ku ka një mënyrë për tu futur, ka patjetër edhe një mënyrë, për të dalë”,- e kishte vijuar “Mbreti” i ri batutën sipas “Game of Thrones”.
Ndërsa “2 Mbretërit” kryesorë sfidantë po largoheshin nga taverna e famshme, Kryeshërbëtori sapo e kishte krijuar një ide të përgjithshme, duke e përmbledhur në pak rreshta, esencën e “AntiLuftës së Madhe”: E gjitha nuk është gjë tjetër, veçse versioni aktual i një historie të vjetër, që Dritëro Agolli kishte treguar dikur, për Sali Berishën kur ishte rikthyer në fshat gjatë shkollës së mesme. Një ditë gjatë pushimeve verore u kishte humbur lopa dhe të gjithë kishin dalë për ta kërkuar. Kur njëri prej familjarëve po e rikthente i gëzuar në shtëpi, Kryefamiljari i doli i alarmuar përpara duke i shpjeguar sa me duar e me këmbë, që ta rikthente urgjent atje ku e kishte gjetur. 
Pse?- pyeti ai shumë i habitur. Sepse duhet ta gjejë patjetër Saliu, ose të bëjmë që ti duket sikur e gjeti ai, në mënyrë që ta rikthejë vetë në shtëpi. Sepse ndryshe, do të thotë se “lopa nuk është e jona”.
Në këtë Mbretëri, prej 30 vjetësh ishte bërë gjithmonë, vetëm ajo që kishte dashur ai. Përndryshe Mbretëria kurrë nuk kishte për të gjetur asnjëherë qetësi. Edhe kur ishte mbi “Fronin e Shpatave” edhe kur ishte sfidanti i saj, ose do ta mbante apo gjente ai lopën e humbur të pushtetit, ose ajo nuk ishte legjitime. Nuk ishte e kësaj “Mbretërie”. Për rrjedhojë, fronmbajtësi duhej të largohej. E për të gjetur të gjithë qetësi, herët ose vonë, duhet që tia çonin patjetër “lopën” e pushtetit, “Mbretit” plak në dorë, që ai ta rikthente në oborrin e Kështjellës në mënyrë që të gjithë të gjenin më në fund qetësi. 
Kur “Lajmëtari i Madh” nisi ta pyeste për detajet e tjera të bisedës mes “Mbretit” plak dhe “Mbretit” të ri sfidant, Kryeshërbëtori kujtonte copëza bisedash dhe batutash pa shumë kuptim për të. Ato rezultuan copëza metalesh aq të çmuara për Kryemjeshtrin e Madh të Sekreteve, pasi i shënoi me nxitim mbi bllokun e tij legjendar, sa me to do të thurte pas kësaj, “kurorën e fituesit të AntiLuftës”:
“Këtu nuk ka më heronj. Në jetën e vërtetë, monstrat fitojnë.”
“Kishte disa moment, nuk ishin të shumta, por ishin disa ku ai ndihej i lumtur që ishte një bastard”.
“Do të vijë dita ku do të nevojitet që ata të të respektojnë… dhe të të kenë frikë”.
“Mbreti që nuk ishte kurrë…”
“ Ata të urrejnë ty sepse ti sillesh sikur je më i mirë se ata”.
“Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Ajo që mund të duket si më e keqja, shpeshherë del më e mira”

Kaq edhe për sonte…
Ju çoj të fala të gjithëve!

E HËNË, 10 QERSHOR 2019

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here