Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Alida Hisku rrëfen atakimin me Sherif Merdanin kur ishte në ‘arrest shtëpie’: Erdhi tek unë sapo doli nga burgu, ndenjëm 15 minuta të përqafuar

19:23 / September 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aida Hisku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja e njohur, Alida Hisku, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në “festën e këngës shqiptare” të Gjergj Lekës, që transmetohet në “Neës24”. Për të çdo rikthim është një ritakim me ata që deshi fort, e ruan kujtime të bukura, por ky shtator nuk e gjen më në jetë kolegun e kahershëm, Sherif Merdani.

“Dua të them se është intervista e parë që po jap mbas vdekjes së kolegut, vëllait, të të shtrenjtit të muzikës për të gjithë artdashësit dhe për mua sidomos… kemi kujtime shumë të bukura, me të vërtetë”, shprehet Hisku në një intervistë për gazetaren e “Neës24” dhe “BalkanËeb”, Fatmira Nikolli.

E prekur dhe e lënduar, duke bartur mbi vete kujtime që ende rëndojnë e peshojnë, pothuaj si dikur, Alida Hisku, këngëtarja që pati zotëruar e magjepsur skenën, do të ndante pothuaj të njëjtin fat me Merdanin e dënuar nga komunizmi.

“Kemi kujtime shumë të bukura, atë ditë që ka dalë nga burgu ka ardhur direkt në shtëpinë time. Unë atëherë isha me arrest shtëpie, dhe donte vetëm të më shikonte se kishte marrë vesh që edhe unë kisha të njëjtin fat si ai. Ishte me të vërtetë jo vetëm shok idealesh, por edhe një artist që donte një evolucion në muzikë, që donte popullin. Një artist që gjithë jetën ia kushtoi artit dhe artdashësve të tij”, shton ajo më tej.

Hisku mbetet ende një zë i dashur i muzikës shqiptare. Në festivalin e Gjergj Lekës ajo vjen me surpriza, duke dashur të shijojë çdo ditë të jetës qoftë edhe duke rikapur kohën e humbur.

Alida Hisku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.