Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Alimehmeti: Lodrat shumëngjyrëshe përmbajnë plumb, pasojat tek fëmijët

19:18 / December 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir alimehmeti lodra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetori ka ardhur, por nëse doni të blini dhurata për të vegjlit tuaj, ju sugjerojmë të keni parasysh këto këshilla nga epidemiologu, Ilir Alimehmeti.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai shpjegon se lodrat shumëngjyrëshe dhe me shkëlqim vezullues mund të jenë të dëmshme për fëmijët, për shkak të nivelit të plumbit që mbartin.

Epidemiologu u shpreh gjithashtu se plumbi nuk mund të gjendet vetëm në bojërat e lodrave, por edhe tek ajo e murit, në shtëpi.“Plumbi nuk është ndonjë problem i madh po të jemi në kontakt fizik, problem i madh i plumbit është nëse futet nga goja ose nga rrugët e frymëmarrje. Pra, ky është momenti kryesor dhe goja është pjesa kryesore. Kush janë kryesorët, ata që fusin çdo gjë në gojë, çdo gjë që prekin me duar të pista, janë gjithmonë fëmijët e vegjël dhe problemi është gjithmonë në këto grupmosha. Sepse janë më të paqartë se çfarë bëjnë. Boja, përfshirë edhe boja e mureve, jo thjesht boja e lodrave, është produkt i cili shpeshherë përmban plumb. Këtu duhet patur një kujdes i veçantë. Shumë shtete kanë legjislacionet, por në Shqipëri ne na mungon një legjislacion i tillë. Për shembull, për bojën e murit, legjislacioni është një VKM e para e 20 vjetëve. Fiks e Dhjetorit të 2003-shit, kështu që bëjnë 20 vjet rrumbullak” – tha Ilir Alimehmeti.

Ai u shpreh se plumbi shkakton pasoja të rënda, sidomos tek fëmijët.

“Pasojat janë të shumta, por janë më të rënda tek fëmijët e vegjël sepse shkaktojnë çdo lloj problemi në çdo lloj sistemi. Por ato që ndoshta mund të shfaqen më herët dhe ato që bien në sy më shumë është një lloj prapambetjeje. Prapambetje në zhvillimin psikik, në zhvillimin mendor, në zhvillimin fizik e më pas nesër fillojnë dalin edhe probleme të ndryshme të sistemeve të ndryshme organike. Plumbi duke qenë një metal, si çdo metal, në momentin që hynë në trup, trupi jonë nuk ka një mekanizëm për ta nxjerrë këtë metal jashtë dhe ky depozitohet. Sidomos tek fëmijët jo të ushqyer mirë, kur ka mungesë përthithjesh të materialeve tjera, apo kalciumit për shembull, magnezit e me radhë. Kur ka mungesa të tyre, atëherë trupi kompenson duke thithur më shumë metale të rënda, në këtë rast plumbi. Kështu që ka një risk akoma edhe më të shtuar tek këta fëmijë. Depozitohet përgjithësisht në kocka. Nesër po qe femër, është shtatzënë, rimobilizohet ky material për fëmijën nesër tek barku. Pra, është një diskutim që vazhdon shumë gjatë, nuk është vetëm një moment” – përfundon epidemiologu.

bojera ilir alimehmeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.