Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Almeda Abazi rrëfen eksperiencën si aktore në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”

20:45 / May 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Almeda Abazi rrëfen eksperiencën si aktore në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Miss Shqipëria 2008, aktorja Almeda Abazi, e vendosur tashmë prej shumë vitesh në Turqi, rrëfeu këtë të enjte eksperiencën e saj në serialin e famshëm historik, “Sulejmani i Madhërishëm”.

Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Rudina” nga shtëpia e saj në Stamboll, Abazi tha se ky serial i dha mundësinë të punonte me aktorë shumë të mëdhenj.

Megjithëse i pëlqen shumë, Abazi tha se nuk do të jetë e mundur të aktrojë në të ardhmen e afërt për shkak të angazhimit me djalin e saj 1-vjeçar.

Rudina: Ti vetë ndërkohë ke pasur përvoja si aktore, ke provuar të interpretosh në disa seriale, aktualisht në këto momente po të ndjekim në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, i cili aktualisht është duke u shfaqur në ekranin e Tv Klan. Sapo të përfundojmë ne, fillon menjëherë “Sulejmani i Madhërishëm”. Ti ke qenë aty në rolin e “Valerias”?

Almeda Abazi: Valeria po.

Rudina: Si ka qenë kjo eksperiencë për ty Almeda?

Almeda Abazi: Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, sepse ishte koha kur unë sapo kisha filluar karrierën e aktrimit, d.m.th. sapo isha futur në sektorin e aktrimit. Prandaj dhe pata mundësinë të punoja me shumë aktorë të mëdhenj. Ishte një fillim shumë i madh për mua. Ishte një peshë shumë e madhe mbi supe, por mendoj se ia dola.

Rudina: Po bukur, aty ke lënë gjurmën tënde në atë serial të rëndësishëm dhe besoj të dha menjëherë famë apo jo? Ose më saktë të bëri akoma më të njohur.

Almeda Abazi: Po, më shtoi famën.

Rudina: Të pëlqen aktrimi?

Almeda Abazi: Aktrimi më pëlqen shumë, shumë. D.m.th. e kam thënë gjithmonë, të jep rastin të dalësh nga karakteri yt dhe të realizosh diçka tjetër, të jep rastin të hysh në karaktere të tjera, që ndoshta nuk mund t’i bësh dot në jetën normale. Por që për momentin është shumë e vështirë për mua me djalin, sepse unë e di edhe nga Tolgahan (Sayisman) tani. Tolga del nga shtëpia në 7 të mëngjesit dhe ka raste që vjen në orën 3 të mëngjesit tjetër. Prandaj kushtet janë shumë të vështira, dhe mendoj se aktrimin momentalisht dhe për një kohë shumë të gjatë, nuk do e bëj. Por që po mendoj të vazhdoj me këngën. Po mendoj një singel tjetër.

Rudina: Unë të uroj për këngën e parë që ti ke lançuar, “Alabama”. Është një këngë shumë e bukur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.