Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ambasada e Palestinës në Shqipëri: Të ndërhyjnë menjëherë ndërkombëtarët dhe t’i japin fund barbarive izraelite

23:45 / October 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e Palestinës në Shqipëri ka reaguar për konfliktin e ashpër të armatosur që ka shpërthyer në Izrael dhe Gaza pas sulmit të befasishëm të forcave terroriste të Hamasit.

Përmes një komunikate për media, ambasada e Palestinës në Tiranë i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë menjëherë për “t’i dhënë fund fushatës barbare të Izraelit mbi palestinezët”.

Ambasada palestineze pretendon se është Izraeli që “ka hapur luftë” ndaj popullit palestinez në Gaza, duke vënë në dukje se sulmet e dy ditëve të fundit kanë shkaktuar qindra viktma mes civilëve, ndër ta edhe fëmijë.

“Duke pasur parasysh luftën e hapur të shpallur nga Izraeli ndaj popullit palestinez në Gaza dhe situatën kritike gjithnjë e në përkeqësim të popullit palestinez nën pushtimin kolonial të Izraelit dhe regjimit të aparteidit në pjesën tjetër të Territorit të Pushtuar Palestinez, përfshirë Jeruzalemin Lindor, komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë menjëherë dhe të sigurojë mbrojtje ndërkombëtare për popullin palestinez dhe t’i japë fund fushatës barbare të vdekjes dhe shkatërrimit të ndërmarrë nga Izraeli. Komuniteti ndërkombëtar duhet gjithashtu të veprojë mbi përgjegjësitë e tyre kolektive politike, ligjore, humanitare dhe morale ndaj kësaj padrejtësie të tejzgjatur. Ai ka përgjegjësinë për të promovuar llogaridhënien, e cila është i vetmi mjekim që duhet zbatuar për këtë situatë të paligjshme dhe të neveritshme.

Populli palestinez do të vazhdojë të mbrojë veten, shtëpitë, dhe të drejtën e tij themelore për të jetuar në liri dhe dinjitet, i lirë nga pushtimi, aparteidi dhe persekutimi”, deklaron Ambasada e Palestinës në Tiranë.

ambasada e palestines deklarate Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.