Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gazetari Ferhati zbulon deklaratat në GJKKO: Vlora Hyseni mohon Agasin

21:40 / September 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Eni Ferhati në një lidhje live për emisionin “Now” ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e zhvilluar këtë të enjte në GJKKO lidhur me rastin e ish-drejtoreshës së shërbimit informativ shtetëror, Vlora Hyseni. Ferhati u shpreh se Hyseni është lënë në arrest shtëpiak teksa shtoi se ajo ka deklaruar se nuk i ka dhënë në dispozicion Ergys Agasit materiale të karakterit sekret shtetëror.

“U zhvillua verifikimi i kushteve për zbatimin e masës së sigurisë për të tre personat e ekspozuar në këtë procedim penal. Për Vlora Hysenin, ish-drejtoreshën e shërbimit informativ shtetëror, ra masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre apo funksioni publik për shkak se ajo është shkarkuar tashmë nga detyra.

Mbeti në fuqi masa e “arrestit në shtëpi”. Zonja Hyseni e ka folur vetë para gjyqtares dhe prokurorëve të SPAK në seancë. Po ashtu edhe avokati i saj Kastriot Selita ka kërkuar një masë më të butë sigurie, por që është refuzuar nga ana e gjykatës.

Nga ana tjetër ajo sipas informacioneve ka deklaruar që nuk i ka dhënë në dispozicion Ergys Agasit materiale të karakterit sekret shtetëror, ndërkohë që bie në kontraditë kjo dhe me deklarimin e saj të premten e kaluar si person në dijeni para se të rendohej pozita e saj penale si person nën hetim dhe vendosje e masës së sigurisë.

Sepse ajo ka ngritur një alibi fillimisht që e ka patur të rekrutuar apo bashkëpunëtor Ergys Agasin, ndërkohë që për dy personat e tjerë është zbuluar edhe se çfarë ë veprimesh konkrete kanë kryer ata në raport me Ergys Agasin.

Kështu sa i takon shefit të laboratorit të policisë shkencore, ai dyshohet nga SPAK se i ka dërguar Agasit gjatë kohës që ai ishte në arrati materialet dhe konkluzionet që kanë dalë në laboratorin e policisë shkencore në raport me nëntë dokumentat që janë sekuestruar Agasit në automjetin e tij në muajin korrik.

Pra, para se SPAK të merrte konkluzionet e policisë shkencore, më pari ka marrë Ergys Agasi nëpërmjet komunikimeve me shefin, përgjegjësin e sektorit në Institutin e Policisë Shkencore.

Ndërkohë që Embro Sulejmani, dyshohet nga SPAK se e ka furnizuar me ushqim gjatë kohës që Ergys Agasin ka qenë në arrati. Kjo ka qenë pak a shumë ajo çfarë ka ndodhur sot në gjykatë me gjithë skandalin në hyrje dhe pompozitetin dhe tentativën për të shantazuar edhe Klodiana Lalën”, tha ai.

deklarate Ferhati GJKKO gys agasi vlora hyseni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Territorialja”/ Këshilli Bashkiak Elbasan jep “Ok” bashkimit me Cërrikun dhe Belshin

20:40 / September 24, 2026

Kryeministri Edi Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

20:20 / September 24, 2026

 Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë

12:31 / September 24, 2026

Ndihmoi Agasin në arrati dhe i dha informacione sekrete, sot masa për ish-kreun e SHISH/ Nis seanca në GJKKO edhe për 2 të tjerët

09:22 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.