Ambasada Amerikane ka publikuar një video ku sqarohet se si do të funksionojë sturktura e posaçme antokorrupsion, ose siç njihet ndryshe SPAK. Kjo strukturë do të jetë përgjegjëse për arrestimin e zyrtarëve të korruptuar përfshi dhe politikanët
Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë.