Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ambasada greke i shpëton jetën 25-vjeçares së martuar në Klos të Matit

23:25 / February 24, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhuna1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

U dhunua keq nga Taulant Sinani dhe përfundoi në spital.

Kështu i ka ndodhur shtetases greke Evra Ventouri e cila bashkëjetonte me djalin matjan prej një viti.

Ajo udhëtonte herë pas herë nga Athina drejt Suçit dhe jetonte në harmoni me Sinanin.

Por një ditë më parë ajo është rrahur keq nga bashkëjetuesi dhe pak orë pasi ka pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit ka arritur të njoftojë vëllain. Për t’i treguar se po i rrezikohet jeta, Ventouri ka mundur t’i dërgojë vëllait një foto me hematomat që kishte në trup.

Vëllai i Eva Venturos ka njoftuar menjëherë ambasadën greke në Tiranë dhe ka kërkuar ndërhyrje të shpejtë për ta shpëtuar motrën nga kthetrat e dhunuesit.

Policia e Matit fillimisht ka shoqëruar Sinanin dhe pastaj ka marrë në pyetje 25-vjeçaren greke. Ajo e ka pasur të pamundur t’u përgjigjet oficerëve gjyqësorë pasi ka konsumuar sasi të mëdha medikamentesh, duke tentuar të vetflijohet.

E dhunuara është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës Tiranë, në gjendje kritike, ndërsa bashkëjetuesi Taulant Sinani është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Policia lokale po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ambasada greke Vajza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.