Në një kohë kur e gjithë popullësia e Kosovës është mobilizuar për të ndihmuar personat që u prekën nga tërmetet e njëpasnjëshme në Shqipëri, ambasada Shqiptare në Kosovë duket se “nuk e ka vënë ujin në zjarr”.
Sipas mediave në Prishtinë, pavarësisht rrethanave, ku mbi 22 persona humbën jetën e qindra të tjerë u plagosën, u mbajt ceremonia e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo ceremoni u mbajt edhe nën shoqërimin e verës e pijeve tjera, pavarësisht tragjedisë që ngjau në Shqipëri. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj si dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.
