Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka bërë thirrje faktorit politik që të dëgjojnë apelin e ndërkombëtarëve për të rivendosur një mjedis konstruktiv.
Soreca në një mesazh në Tëitter ka komentuar vizitën intensive të Christian Danielsson, Drejtorit të Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit në BE.
Ai ka thënë se mesazhi duhet të dëgjohet nga të gjithë në mënyrë që të realizohet misioni i përbashkët kombëtar.
“ Shpresoj që të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv, të mos mbetet i padëgjuar. Ky është një mision i përbashkët kombëtar “. @DanielssonEU përfundon një vizitë shumë intensive dhe konstruktive një-ditore në #Tirana ”, shkruan Soreca, në Tëitter.
