Të shtunën, në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut u luajt takimi Turbina-Lushnja. Të dyja ekipet, edhe pse janë jashtë objektivave, kanë bërë një ndeshje të mirë. Por, ajo që vihet re është mosmarrja e masave organizative në këtë fundkampionati nga klubet pritëse, ndërsa FSHF i anashkalon, duke vijuar që të trajtojë disa klube si “të nënës” e disa si “të njerkës”.
Fraksioni i dytë filloi me 12 minuta me vonesë. Shkak është bërë autoambulanca, që është larguar në një urgjencë dhe më pas është rikthyer.
Kampionati i Kategorisë së Parë vijon që të ketë problematika në mosmarrjen e masave organizative edhe pse shumë klube pretendojnë se sillen si profesionistë, brenda fushës, apo dhe jashtë saj, sidomos në aspektin organizativ…