Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ANALIZA/ “Opozita hyn në fushatë! Por jo në zgjedhje?!”

15:19 / March 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

NGA ALFRED PEZA

Ka një paradoks të madh në skenën politike, i cili e bën edhe më groteske stoicizmin verbal të opozitës që deklaron se nuk do të marim pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
“Zgjedhjet e parakoshme janë afër. Ndizni motorët.”,- deklaroi këtë të dielë Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Kjo deklaratë tingëllon si “plagjiatura” e asaj që Kryeministri Edi Rama, tha para një jave, kur u shpreh se Kongresi i PS (i 23 marsit) do të shënojë “ndezjen e motorëve elektoralë për fitoren e qershorit”.
Një muaj përpara Ramës, më 22 shkurt, Kryetari i PD Lulzim Basha në një mbledhje të Kryesisë së PD dhe me ish deputetët e Grupit të vet Parlamentar, citohet të ketë deklaruar të njëjtën gjë:
Të gjitha strukturave u bëj thirrje që të mobilizohen, sepse zgjedhjet janë prapa derës!
Pyetja që lind është: Si është e mundur që edhe lideri i mazhorancës edhe ato të opozitës, u kërkojnë strukturave të partive të tyre të njëjtën gjë: Ndizni motorrat e fushatës. E nga ana tjetër, shefi i mazhorancës thotë se zgjedhjet do zhvillohen më 30 qershor, ndërsa Lulzim Basha dhe Kryemadhi vazhdojnë e deklarojnë se nuk do të hyjmë në to!
Nga 22 shkurti kur Kryetari i PD tha se zgjedhjet janë pas dere, kanë kaluar 5 javë, derisa Kryetarja e LSI të ndizte motorrët e fushatës. Ndërkohë nuk kemi as dialog mes dy palëve dhe as ndonjë shenjë publike të paktën në horizont, se diçka tjetër nga zgjedhjet e 30 qershorit do të ndodhë.
E si të mos mjaftonin këto, nuk ka as ulje në tryezë për reformën zgjedhore.
Çka e gjitha tregon se fushata elektorale ka nisur, opozita do të mari pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, por fatkeqësisht ndryshimet në Kod, do bëhen si gjithmonë në këto 30 vjet, në minutën e fundit. Shenjë e sigurtë se PD, LSI dhe aleatët e tyre po mundohen që të luajnë bllofin në një lojë që u luajt njëherë para zgjedhjeve të 2017.
Me sa duket edhe Basha e Kryemadhi kanë nisur të kuptojnë se shprehja popullore “nuk bie daci, dy herë në kos”, është e vërtetë edhe në politikë!

/AlpeNews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen

21:38 / July 9, 2026

Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Durrës-Tiranë

20:00 / July 9, 2026

Rama jep lajmin: Peizazhet mahnitëse të Shkodrës u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda

16:29 / July 9, 2026

Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

15:04 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.