Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ANALIZA/ “Zgjidhja amerikane e Palmer për krizën dhe tre opsionet e opozitës”

17:41 / April 14, 20196 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prec zogaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Preç Zogaj/ Pritshmëritë për vizitën e ndihmës zevendësekretarit të Shtetit amerikan për Euroazinë, Mathew Palmer, ishin të larmishme në Tiranë.

Parashikimet po ashtu. Më të saktë rrezultuan ata që thanë se sa u takon zhvillimeve të brëndshme zoti Palmer do të rikonfirmonte qëndrimet e mbajtura më parë nga Departamenti i Shtetit, kësaj radhe ballëpërballë me aktorët politikë dhe mediatikë në Tiranë. Kështu ndodhi në fakt. Palmer tha se djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve janë thelbësisht në kundështim me praktikat demokratike, se qeveria është zgjedhur sipas rregullave dhe me të punojmë mirë e ngushtë.

“I perket klasës politike të negociojë brënda vetes”, tha më tej, ndërsa nxiti partitë e
opozitës të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit. Me këto qëndrime dhe me të tjera që janë bërë publike, zyrtari amerikan mund t’i ketë lenë të zhgënjyer ata që prisnin një “paketë” . Amerikanët na kanë mësuar të na ulin në tryeza sa herë ngrihemi prej saj. Por duhet të kuptojmë se koha ecen, marrëdhëniet hyjnë në dinamika të reja, rrethanat dhe kontekstet ndryshojnë, jo çdo gjë që u shkon në mendje politikanëve shqiptarë provokon domosdo ndëmjetësimin e tipit të vjetër nga partneri strategjik. Kjo nuk do të thotë se janë indiferentë. Përkundrazi. Përveç historisë që i mban amerikanët si në shtëpinë e tyre në Shqipëri, kemi parë se bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve ka ardhur vetëm duke u forcuar . Amerikanët janë bërë më të shtëpisë se sa kanë qenë. E verteton impenjimi i tyre i jashtëzakonshëm për t’i dhënë Shqipërisë një mekanizëm ligjor që ka për synim të ndëshkojë në aulën e gjykatës të paprekshmit e korruptuar të sferave të larta.
Në të vërtetë, nëse thelbi i krizës politike në vend ka lidhje me pandëshkueshmerinë e krimeve zgjedhore dhe të korrupsionit në sferat e larta që riciklon këto krime, zgjidhja është pikërisht ndëshkimi me ligj i fajtorëve. Këtë mund ta bëjë drejtësia e re me mbështetje amerikane dhe europiane.

Kanë rol në këtë luftë padyshim edhe retorikat , denoncimet, aktet politike, amendamentet në reformën zgjedhore, ndryshimi i pushtetit- dhe do të kishinshumë me tepër se sa kanë po të mos e kishin djegur dukeshëm vlerën e tyre në dështimin për të bashkuar fjalët me veprat – por ndëshkimi me ligj i zyrtarëve të korruptuar dhe manipulatorëve të zgjedhjeve , që rëndom janë e njëjta gjë, vlen me shumë se fjalimet dhe gjestet politike. Vizita e Mathew Palmer në Tiranë ishte pohimi i zgjidhjes së dhënë, i zgjidhjes që është akoma në kantier derisa të ngrihen dhe të fillojnë nga puna SPAK, BKH, Gjykata Speciale, Ispektori i lartë i Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. E gjithë kjo merr kohën e afateve të parashikuara në ligj. Por mbetet një zgjidhje ligjore e themeltë dhe e vazhdueshme për pastrimin e politikës nga krimi. Amerikanët qëndrojnë fort prapa saj. Ajo është përparësi e politikës së tyre në Shqipëri. Aty janë fokusuar.

Vizita e zotit Palmer e nënvizoi në të gjithë elementët e saj këtë. Deri te shpallja e qëndrimeve përpara se të takohej me krerët e opozitës dhe Presidentin e Republikës. Duke dalë nga takti e duke folur për një moment me gjuhën e të zotit të punës në emër të fuqisë që përfaqëson, ai tha: “Të gjithë zyrtarët  publikë që janë përfshirë në praktika koruptive, që janë përshirë në shkeljen e besimit që u kanë dhënë qyetarët shqiptarë, të gjithë duhet të kenë frikë”. Është rasti për ta kuptuar qartë dhe njëherë e mirë raportin e SHBA me reformën në drejtësi. Deri dje disa njërëz këtu kanë menduar se kjo ishte gjuha e ish ambasadorit Donald Lu. Por shihet qartë se është gjuha e Departamentit të Shtetit . Lliria i lejon kujtdo të mbajë qëndrime që nuk përputhen ose bien ndesh me këto angazhime të SHBA. Por nëse qëndrime të tilla do t’i mbante një parti apo grup partish në qeveri ose në opozitë, kjo do të ishte në dëm të vendit dhe kombit- historia na e mëson këtë. Kjo bie ndesh me proamerikanzimin e shumicës dërmuese të shqiptarëve .

Ca më shumë kur është fjala për qëllimet e reformës në drejtësi që kanë një mbështetje shumë të gjerë në publik. Nuk dimë ç’ka biseduar zyrtari amerikan në takimet me Bashën dhe Kryemadhin, por nga tërësia e prononcimeve të tij për situatën në vend të kuptohet se qëndrimi i prerë kundër djegies së mandateve nuk është zbutur , ndërsa nuk ka patur sinjale të heshtura apo të nënkuptuara për t’i kthyer patkonjtë qeverisë. Opsionet e opozitës duket se janë tre tani: e para, duke reflektuar rreth pohimit të Palmer se “përket klasës politike të negociojë brenda vetes”, opozita bën të sajën për çeljen e dialogut me shumicën dhe pret reagimin pa hequr dorë nga protestat. Kjo duket sureale në momentin e tanishëm të konfrontimit politik por mbetet gjithnjë një opsion i së ardhmes.

E dyta, opozita vazhdon vetëm me protesta në garë me kohën dhe durimin e mbështetësve të saj, duke synuar një pjesmarrje gjithnjë e më të madhe qytetare.

E treta, opozita vendos të marrë pjesë në komisionin e reformës zgjedhore dhe në zgjedhjet vendore. Në pamje të pare kjo do të dukej si kthim prapa. Por politika mbetet një profesion, mjetet politike të një partie që synon të vijë në pushtet ndjekin
qëllimin dhe vlerësohen nga efektet dhe rrezultatet në dinamikë. Sondazhi i kompanisë italiane “IPR marketing” i datës 3 prill ka tregur se djegia e mandateve ka ndikuar pozitivisht për rritjen dhe kompaktësimin e elektoratit opozitar. Opozita e bashkuar ka qenë e fortë, por tani është bërë edhe më e fortë, është bërë shumicë, sipas sondazhit në fjalë.

Songazhi tregonte se PS vazhdon të mbetet parti e parë në vend edhe pas gjashtë vjetësh në qeverisje, por del e dyta përkundrejt aleancës PD-LSI. Pra kemi një panoramë normale të rënies së partisë që qeveris dhe ngritjes së opozitës. Një panoramë e tillë i jep pikë pjesmarrjes në zgjedhje. Nga ana tjetër sensibilizimi ndërkombëtar për zgjedhjet në Shqipëri është në nivelin më të lartë pas masës ekstreme të djegies së mandateve nga opozita. Opozita ka shansin e madh të dalë fituese në zgjedhjet e 30 qershorit. Do ti kthehemi me gjerë në një shkrim tjetër kësaj teme. Në këtë renditje unë kap përjashtuar opsionin e “ legjitimimit përmes dhunës”, që qarkullon në disa mjedise potlike dhe meditike në Tiranë, por fatmirësisht nuk rrezulton të jetë opsion zyrtar i opozitës. Sepse “fitore” antidemokratike, antiamerikane e antieuropiane nuk mund të  ketë. Ajo është humbje për të gjithë./ liberale.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama:  S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

13:13 / July 10, 2026

Rama: Shoqëria nuk është bërë më negative, por më kërkuese, ka ardhur koha për një nivel tjetër të shërbimeve/Nga transporti, te menaxhimi i mbetjeve

12:22 / July 10, 2026

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026

Lamallari apel qytetarëve: Zjarrvënia është krim, jo pakujdesi! Dënime deri në 15 vite burg

11:58 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.