Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Anketa e INSTAT/ Në Dibër i mbajnë burrat llogaritë bankare. Në Elbasan e Kukës, gratë

12:44 / February 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarët kanë akses të kufizuar në shërbimet bankare, dhe shumica e popullsisë në moshë madhore nuk kanë një llogari bankare aktive.

Një anket e INSTAT e zhvilluar gjatë vitit të kaluar gjeti se një në tre gra (32%) dhe 4 në 10 meshkuj të moshës 15-59 vjeç (40%) kanë një llogari bankare në përdorim.

Të dhënat tregojnë se aksesi në një llogari bankare është i rrallë ndër të rinj dhe gratë, por vjen në rritje pas moshës 20 vjeç.

Ndërsa është parë se zonat rurale pothuajse janë të përjashtuar nga shërbimet financiare. Sipas anketës vetëm 17 për qind e të rriturve në zonat rurale kanë llogari bankare kundrejt 47 për qind në qytet.

Të dhënat sipas prefekturave tregojnë se llogaritë bankare në Dibër i kanë burrat, pasi në këtë qark femrat kanë akses shumë të ulët me vetëm 13 % me një llogari në bankë. Në të kundërt në Elbasan dhe Kukës shihet se llogaritë se burrat kanë më pak llogari bankare, pasi vetëm 17 për qind e tyre në secilin qark disponojnë llogari.

Shpërndarja e llogarive bankare është e më e shpeshtë në popullsinë me status me të lartë pasuror.

Aksesi në një llogari bankare, nga 8% në mesin e grave me të ardhura të ulëta, shkon në 63% midis grave me të ardhura të larta. E njëjta tendencë vlen edhe për burrat.

Sipas rezultateve të anketës pjesa më e madhe e grave kanë akses në vendimet qe lidhen me shëndetin e tyre, blerjet e mëdha në familje, vizitat tek të afërmit.

Pjesëmarrja e grave të martuara në vendimet kryesore rritet në mënyrë të qëndrueshme me moshën.

Gratë e martuara të cilat janë të punësuar dhe kanë një pagë mujore kanë më shumë gjasa të marrin pjesë në vendimet e mëdha në familje në krahasim me gratë që nuk arrijnë të marrin një rrogë mujore edhe pse janë të angazhuara me detyra të mëdha në familje.

Gjithashtu u gjet se arsimimi luan një rol të rëndësishëm në statusin e gruas në familje. Gati 90 për qind e grave të arsimuara me universitet janë pjesëmarrëse me te drejta të barabarta me burrin në vendimet e familjes. Kjo përqindje është më e ulët në mesin e grave me arsim fillor./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.