Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Antimafia italiane e thotë hapur: Shqiptarët “kontrollojnë” Romën me vulën e klanit Casamonica

15:22 / June 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë kryefjalë e raportit gjashtëmujor që Antimafia italiane (DIA) i ka dorëzuar Kuvendit. Në këtë raport tregohet marrëdhënia e ngushtë që shqiptarët kanë krijuar me Casamonica duke u përfshirë në botën e biznesit në kryeqytetin italian.

“Në Romë, mafia shqiptare ka krijuar marrëdhënie me krimin e organizuar romak, në radhë të parë ata të Casamonicas, jo vetëm për trafik droge, por edhe për pastrim parash”, raportoi në seancën dëgjimore në Komisionin Antimafia, Mario Conio, kreu i qendrës operacionale të DIA-s në Romë.

“Shqiptarët, nga pikëpamja e ndikimit kriminal, janë trashëgimtarët e Casamonicas. Ata kanë të njëjtin vulë, në të cilën dhuna është mënyra se si ata shprehen për të kontrolluar territorin”, nënvizohet më tej. Sa i përket rajonit në kufi me Pulian dhe Kalabrinë, në raport nënvizohet se fenomenet mafioze kanë evoluuar midis provincave të Potenzës dhe Matera-s.

“Lidhur me praninë e grupeve me origjinë të tjera kriminale vërehet prezenca e projeksioneve individuale jashtërajonale të Camorrës dhe mafies siciliane, edhe pse jo të organizuara në shoqata të strukturuara.

Të gjitha provincat e Ligurias karakterizohen nga prania e shoqatave të huaja kriminale, shpesh të përbëra nga qytetarë të parregullt jashtë BE-së, me origjinë afrikane, amerikano-jugore ose evropiane, që veprojnë kryesisht në sektorin e trafikut dhe tregtisë së drogës.

Në disa operacione të kohëve të fundit kundër drogës, ndër të tjera ka dëshmi të sinergjive operacionale mes krimit të organizuar shqiptar me subjekte që i atribuohen Ndranghetës dhe krimit indigjen. Përsa i përket Genovas, një nga aktivitetet më të fundit, që vërteton hipotezat hetimore, është arrestimi i super të arratisurit Pasquale Bonavota. Ai ishte njohur si promotori, drejtuesi dhe organizatori i bandës Bonavota”, citohet më tej në raport.

albania mafia drogs Italia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.