Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Antony Blinken, thirrje Lukashenkos: Liro menjëherë të burgosurit politikë!

11:45 / January 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blinken
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Qeverisë bjelloruse për lirimin e “menjëhershëm” dhe “pa kushte” të të burgosurve politikë, që kishin marrë pjesë në protestat masive kundër udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenko.

Përmes një deklarate, Blinken tha se mbi 1,000 të burgosur politikë po mbahen në Bjellorusi, teksa dhjetëra-mijëra “bjellorusë të pafajshëm” kanë qenë të burgosur po ashtu që prej “zgjedhjeve të manipuluara presidenciale të gushtit të vitit 2020”.

“Që prej gushtit të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara, në koordinim me aleatët dhe partnerët, kemi vendosur pesë runde të sanksioneve ndaj zyrtarëve dhe mbështetësve të regjimit brutal të Lukashenkos. Ato sanksione do të jenë në fuqi derisa autoritetet të ndalin represionin ndaj popullit bjellorusë, përfshirë edhe lirimin pa kushte të të gjithë të burgosurve politikë”, tha Blinken.

Lukashenko ka pretenduar se ka fituar zgjedhjet e gushtit të vitit 2020.

Shumë bjellorusë po përballen me gjykime lidhur me protestat masive që u nxitën pas rezultateve zgjedhore. Disa qeveri perëndimore dhe shumë bjellorusë thonë se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Protestat u shtypën me dhunë nga autoritetet, që ndaluan dhjetëra-mijëra persona. Shumica e figurave të opozitës ose janë arrestuar ose janë detyruar që të largohen nga vendi. Dhjetëra protestues janë vrarë dhe ka raporte të besueshme se autoritetet kanë torturuar protestuesit gjatë shtypjes së protestave.

“Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje edhe njëherë për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë të burgosurve politikë, duke e njohur këtë si hap të rëndësishëm për Bjellorusinë që të dalë nga kriza politike. Ne do të vazhdojmë të punojmë për drejtësi për viktimat dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë… Ne qëndrojmë me popullin e Bjellorusisë teksa ata kërkojnë një të ardhme bazuar në sundim të ligjit dhe llogaridhënies dhe një qeveri demokratike”, tha Blinken./REL

Antony Blinken lukashenkos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.