Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Apel prekës për vogëlushen Elodi Rapi: 8-vjeçarja ndodhet në gjendje kritike, familja kërkon ndihmë për trajtim jashtë vendit

22:11 / July 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elodi rapi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej më shumë se një muaji, 8-vjeçarja Elodi Rapi ndodhet e shtruar në Spitalin Pediatrik të Tiranës, pasi është diagnostikuar me një sëmundje autoimmune inflamatore dhe hepatit autoimmun, që i kanë shkaktuar një insuficiencë të rëndë hepatike.

Gjendja shëndetësore e vogëlushes është kritike dhe, sipas mjekëve, kërkon trajtim të specializuar jashtë vendit. Familja ka gjetur mundësi për trajtimin e saj në një spital jashtë Shqipërisë, por kostot janë shumë të larta për t’u përballuar vetë.

Apeli për ndihmë vjen nga tezja e Elodit, e cila shprehet se: “Elodi nuk është vetëm mbesa ime, ajo është shoqja ime më e ngushtë dhe dashuria më e madhe e familjes sonë. Bëj këtë thirrje me shpresën se do të mund ta ndihmojmë të fitojë këtë sfidë jetësore.”

Fushata e ndihmës synon të mbështesë financiarisht familjen për përballimin e shpenzimeve spitalore, ekzaminimeve të specializuara, ndërhyrjeve dhe çdo procedure tjetër të nevojshme për shërimin e Elodit.

Të gjitha fondet do të administrohen në transparencë të plotë dhe do të kalojnë në llogarinë bankare të një familjareje të besuar në Itali. Familja e Elodit i bën thirrje të gjithë njerëzve me zemër të madhe që të kontribuojnë, sado pak, për t’i dhënë shpresë një vogëlusheje që lufton për jetën.

apel elodi rapi familja ndihme semundje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia Bashkiake dhe IMT çlirojnë hapësirat publike në Tiranë, 20 mijë m² u rikthehen qytetarëve

20:08 / July 19, 2025

Aksidenti tragjik në Itali, shkon në pesë numri i viktimave, pjesëtarë të një familje

20:55 / July 18, 2025

”Hape derën”, sherr mes shqiptarit dhe asistentes së fluturimit. Avioni bën ulje emergjente

18:12 / July 18, 2025

Kreu i Kishës Katolike, Dodaj: Trishtim për sulmin e Famullisë Latine nga bombardimet izraelite

18:32 / July 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.