Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Apeli i jep të drejtë AMK-së për sterilizimin e qenve endacakë, zbardhet vendimi i gjykatës: Janë rrezik për qytetarët

15:48 / April 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qente 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji Penal i Gjykatës së Apelit i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës për të kryer procesin e sterilizimit të qenve endacakë, pas një ankese të një shoqate që merret me mbrojtjen e kafshëve. Në vendimin e gjykatës thuhet se në vitin 2015, për shkak te problematikës që ka sjellë popullimi i lartë i qenve endacakë, dhe fakti i ndonjë epidemie me rrezik për popullatën, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ka përcaktuar metodologjinë për numërimin e qenve endacakë.

Apeli vlerëson se nga kontrolli i kryer, edhe me ekspertë të jashtëm, nuk konstatohet që nga ana e AMK-së të jetë kryer ndonjë veprim/mosveprim me dashje, në kundërshtim me parashikimet ligjore/nënligjore apo me vendimet e organit më të lartë drejtues.

Gjykata e Apelit shprehet se organi i Prokurorisë, ka kryer të gjitha hetimet e nevojshme, duke administruar praktikat e prokurimit, praktikat e procesit të sterilizimit të qenve e ndjekur nga Klinika Veterinare, si dhe janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit edhe punonjës të klinikës veterinare dhe përfaqësues të shoqërive lidhur me medikamentet, madje ka caktuar dhe një ekspert veteriner me qëllim sqarimin e çështjeve që kanë të bëjnë me fushën e veterinarisë. Pas një hetimi të gjithanshëm, Gjykata e Apelit Tiranë çmon se Organi i Prokurorisë ka konstatuar me të drejtë se faktet nuk përmbajnë elementët e veprës penale, duke i dhënë të drejtë AMK-së.

Prej ditësh, aktivistët janë ngritur në këmbë për të drejtat e kafshëve. Edhe sot aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë dalë sërish në një protestë përballë Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kërkojnë mbylljen e Spitalit të Kafshëve në Kombinat, duke akuzuar drejtuesen e institucioneve së po dhunon kafshët dhe se brenda godinës i vrasin me acid, ndërkohë që nuk kanë munguar përplasjet edhe me punonjësit e Policisë.

AMK qenve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.