Silvana Bala mjeke në spitalin “Shefqet Ndroqi” bën apel të rinjve për të marrë seriozisht sëmundjen, pasi vihet re se vijnë në spital kur janë në gjendje të rënduar dhe jo sapo shfaqen simptomat e para.
“Simptoma e parë që pacienti ka, temperaturë, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, probleme gastrointestinale duhen menjëherë t’i drejtohen mjekut. Drejtimi në ditët e para në personalin shëndetësor mjekësor bën të nisë mjekimin menjëherë për ta përballuar shumë lehtë se sa kur vjen me vonesë”, thotë ajo.
Bala thotë se janë veprime të vetë individëve të cilët nuk lajmërojnë menjëherë strukturat spitalore. “Di të them se kur individi duhet të vijë në spital. Nuk është turp dhe nuk është sëmundje që nuk mund të thuhet e kam apo se kam. Problemi është që është një virozë që mund ti zërë të gjithë njerëit po të tregohen të pakujdesshëm”, tha mjekja.
Ajo foli dhe për mjekun që humbi jetën, të cilin e kishte dhe mik. Ajo tha se ka ardhur pasdite vonë, për shkak të obeziteti nuk arriti të përballojë sëmundjen e rëndë.
